11.7 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

Gucati: Nuk i besoj Kurtit për krerët e UÇK-së, iu ka thënë shkoni në Hagë dhe iu ka vendosë tavan në pare për mbrojtjen

- Advertisement -

Nuk i besoj Kurtit hiç, ky iu ka thënë shkoni në Hagë dhe ka vendos çmim tavan për mbrojtjen” – tha Hysni Gucati.

Nën moton ‘5 vjet padrejtësi e organizuar’, Organizata e Veteranëve të UÇK-së, zhvilloi një aksion simbolik te zyret e EULEX-it në Prishtinë, aty prej ku u nisën për në Hagë, pesë vjet më parë krerët e UÇK-së.

UÇK ka bë luftë të drejtë, ka bë luftë për kombin e vetë, për popullin e vetë dhe jo sot të merremi si kriminelë. EULEX dhe njerëzit e EULEX-it tentojnë që luftën e UÇK-së ta barazojnë me krimet e hordhive serbe”, tha kryetari i OVL-së, Hysni Gucati.

Rreth një letre që ka publikuar sot Albin Kurti, të cilën e kishte shkruar në vitin 2022 për kryetaren e Speciales, Ekaterina Trëndafilova, Gucati tha se nuk i beson Kurtit.

“Unë nuk besojnë atë hiç, unë në atë kohë kam qenë në burg atje, dhashtë zoti e ka bë atë kërkesë, nuk pres prej Albin Kurtit asgjë, një njeri që ka thënë ‘shkoni në Hagë, ju duhet me shku me Hagë’.Ky është mirë me i kry detyrat e shtëpisë, mbrojtjes me i ndihmu me pare sepse ka bllokuar mjetet e mbrojtjes, nuk besoj në të hiç” – tha ai.

Të ngjashme

Të fundit