14 C
New York
Sunday, October 19, 2025

Buy now

Gucati nga Tirana: Protesta për ish-krerët e UÇK-së është zëri i popullit, jo i politikës

- Advertisement -

Në qendër të Tiranës, nën moton “Drejtësi për çlirimtarët”, mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të shprehur mbështetjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Fjalën hapëse në këtë tubim e mbajti Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i cili theksoi se kjo nuk është një protestë politike, por një thirrje mbarëkombëtare për drejtësi.

“Jemi këtu për të ngritur zërin për të vërtetën e luftës sonë çlirimtare. UÇK-ja ka qenë dhe mbetet ushtri e lirisë. Nuk do të lejojmë që sakrifica e çlirimtarëve të përbaltet”, u shpreh Gucati mes duartrokitjeve të protestuesve.

Ai shtoi se proceset gjyqësore në Hagë po zhvillohen me standarde të dyfishta dhe se përmes tyre po tentohet barazimi i viktimave me agresorët.

“Kjo protestë është e popullit shqiptar, jo e partive. Ne nuk kërkojmë mëshirë, por drejtësi. Tirana sot është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve”, tha Gucati, duke e përmbyllur fjalimin me thirrjen: “Liri për çlirimtarët tanë!”.

Të ngjashme

Të fundit