11.1 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

Gucati: Në Strasburg nisi padrejtësia ndaj UÇK-së, u votua raporti i Dick Martyt

- Advertisement -

Protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, më 16 nëntor në orën 13:00.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, në një konferencë për media tregoi arsyen se pse u zgjodh ky vend.

Ai tha se nga aty kishte filluar padrejtësia ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në momentin kur është votuar dhe miratuar raporti i Dick Martyt, i cili më pas u shndërrua në bazë për themelimin e Gjykatës Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së”, tha ai në konferencë.

Gucati theksoi se do të protestohet për të kërkuar drejtësi dhe për t’u kujtuar institucioneve evropiane se e vërteta për luftën çlirimtare të Kosovës nuk mund të shtrembërohet.

Kjo është protesta e katërt e kategorive të dala nga lufta, pas Prishtinës, Hagës, Tiranës.

Të ngjashme

Të fundit