27.1 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Gucati në Parlamentin e Zvicrrës: Hap i rëndësishëm në përpjekjet tona për ta ngritur zërin në arenën ndërkombëtare

- Advertisement -

Hysni Gucati, i cili edhe vet ishte i dënuar nga Gjykata Speciale, me anë të një shkrimi në Facebook, duke ndarë edhe fotografi, ka njoftuar se ka qëndruar në Parlamentin e Zvicrrës, ku është takuar me deputetin zvicerran, Reto Nause, si dhe me deputet të tjerë. Sipas tij temë kyqe aty ishte padrejtësia që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Gucati ndër të tjera ka thënë se “ky është hap i rëndësishëm në përpjekjet tona për të ngritur zërin në arenën ndërkombëtare, duke kërkuar drejtësi dhe respekt për ata që dhanë gjithçka për lirinë e popullit tonë.”

E Plotë:

Sot, në Parlamentin e Zvicrës, realizuam një takim të rëndësishëm me deputetin zviceran, Reto Nause, një mik i respektuar i lirisë dhe demokracisë, si dhe me deputetë të tjerë të pranishëm.

Në emër të të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, falënderuam z. Nause për pritjen e ngrohtë dhe mundësinë që na dha për të ngritur shqetësimet tona lidhur me trajtimin e ish-bashkëluftëtarëve tanë që gjenden në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në këtë takim, u diskutuan edhe çështje të tjera si lufta e Kosovës ndaj Serbisë, situata politike aktuale në Kosovë dhe padrejtësitë e mëdha që po iu bëhen krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë nga Gjykata Speciale. Kjo gjykatë po vepron në mënyrë të padrejtë, por ne nuk do të ndalemi. Do të trokasim në çdo derë, deri sa të ndalet ky proces i padrejtë dhe të rikthehet drejtësia.

Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm në përpjekjet tona për të ngritur zërin në arenën ndërkombëtare, duke kërkuar drejtësi dhe respekt për ata që dhanë gjithçka për lirinë e popullit tonë.

Të ngjashme

Të fundit