Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, me pjesëtarë të tjerë të organizatës që drejtonë dhe me përfaqësues të Shoqatës së Dëshmorëve dhe Invalidëve, kanë bërë homazhe para shtatores së Zahir Pajazitit.
Në njoftimin e lëshuar nga OVL UÇK thuhet se u kujtuan në 28-vjetorin e rënies tre heronjtë , Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.
Atdhetarë dhe trima të prirë për të luftuar okupatorin serb dhe Kosovën ta largonin nga robëria, t’i sillnin lirinë, këta ishin tre viganët Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se homazhe u bënë edhe në Prekazin heroik, në kompleksin memorial Adem Jashari dhe në Memorialin e Dëshmorëve në Gllogjan, kjo për të kujtuar veprën dhe heroizimin e gjithë atyre burrave dhe grave që flijuan jetën e tyre për Kosovë.