22.5 C
New York
Wednesday, September 17, 2025

Buy now

Gucati: Hekuran Murati babën e ka spiun, asnjë cent për veteranët s’e dha

- Advertisement -

Kryetari i shoqatës së veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, pati disa akuza të rënda për ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për të cilin tha se qëllimisht nuk ka dhënë mjete financiare për shoqatat e dala nga lufta që katër vjet.

Gucati tha se Murati e ka pasur babën spiun dhe polic të Serbisë gjatë viteve të okupimit, e këtë e ndërlidhi me qasjen e Muratit ndaj veteranëve të luftës.

“E ki ministrin e Financave që babën e vëllain e ka shpiun, e sot është ministër i Financave, të gjitha të hyrat ia ka ndalur organizatës së veteranëve. Asnjë cent nuk e merr organizata e luftës”, tha Gucati në Debat Plus.

“Baba i tij ka qenë polic në Ferizaj, këtë e kanë dëshmu 100 mijë veta”, tha më tej Gucati.

Murati njihet për gjuhë mjaft të ashpër kundër veteranëve, madje dikur kishte shkuar aq larg sa të thotë se më mirë për Kosovën do të kishte qenë të angazhoheshin mercenarë.

Të ngjashme

Të fundit