7.3 C
New York
Friday, November 21, 2025

Buy now

Gucati: Haxhiu nuk duhet të bëjë fyerje nga ish-pjesëtarëve të UÇK-së (VIDEO)

- Advertisement -

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka fyer ish-ushtarët e UÇK-së.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai ka theksuar se ndonëse ish-ushtarët e UÇK-së tani janë të përfshirë në politikë, ata nuk duhet të ofendohen.

“Më vjen keq nga Albulena Haxhiu, pasi rrjedh nga një familje, pasi e dimë që gjyshi i saj Ahmet Haxhiu ka qenë një njeri shumë i madh dhe një person që ka kontribuuar për çështjen kombëtare. Sot del një person mbesa e tij, Albulena Haxhiu dhe bënë fyerje ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, edhe politika e ka një etikë të veten, edhe njeriu e ka një etikë të veten edhe çdo punë e ka një etikë të veten”.

“Kështu që Albulena Haxhiu me fyerjet e saj që po bënë, pavarësisht a janë ata në parti të ndryshme në PDK, LDK, AAK apo NISMA. Ne kemi aty pjesëtarë të luftës aty brenda në politike dhe në parlament”, ka thënë Gucati.

 

Të ngjashme

Të fundit