32.8 C
New York
Monday, July 28, 2025

Buy now

Gucati: Gjykata Speciale po mundohet ta barazojë luftën e UÇK-së me çetnikët serbë

- Advertisement -

Një situatë jo fort e zakonshme ndodhi më 27 mars në Hagë, ku ish-presidenti Hashim Thaçi njohu Prokurorin e Gjykatës Speciale, John Devaney, që më parë ka qenë gardian në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen.

Kjo ndodhi solli tension në sallë, dhe detyroi gjykatësin të mbyllë seancën për publikun, transmeton Klankosova.tv.

Por a ishte kjo një lojë e Gjykatës Speciale?

Lidhur me këtë zhvillim, në emisionin “Kosova Today” ka folur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

“Kjo është hera e dytë, nuk është hera e parë. Ka ndodhur kur kemi qenë në burg unë dhe Nasimi, në atë kohë ka qenë një njeri me emrin John nëse nuk gaboj, me shtetësi amerikane, ai ka qenë një administrator i burgut që na ka pru rendin shtëpiak të burgut, dhe pas një kohe e kemi parë që ka qenë prokuror në Gjykatën Speciale”, thotë fillimisht Gucati, duke bërë të ditur edhe një herë se një zhvillim i tillë ka ndodhur edhe më parë.

Gucati shton se me këto veprime, e kanë kuptuar se Gjykata Speciale, sipas tij, është duke bërë lojëra shumë të pista.

“Ne e dimë që janë duke u shkelur të gjitha të drejtat e të burgosurve atje”, tha tutje kreu i OVL-UÇK-së.

Gucati po ashtu shton se Specialja po mundohet ta barazojë luftën e Kosovës me të Serbisë.

“Unë mendoj se Gjykata Speciale po mundohet ta barazojë luftën e UÇK-së me çetnikët serbë, dhe do ta minimizojë luftën e UÇK-së dhe shtetin tonë. Por nuk e besoj se do ta arrijnë këtë”, deklaroi ai.

 

Të ngjashme

Të fundit