1.9 C
New York
Friday, December 12, 2025

Buy now

Gucati: Gjithçka gati për protestën paqësore në Shkup në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, u shpreh se gjithçka është gati për protestën e nesërme në Shkup në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Gucati në Dukagjin u shpreh se edhe kjo protestë do të jetë si protestat e kaluara e qetë dhe paqësore.

“Gjithçka është gati dhe kanë përfunduar të gjitha përgatitjet tona dhe nesër do të mbahet një protestë paqësore ashtu siç u ka hije gjithë shqiptarëve”, u shpreh Gucati.

“I gjithë pluhuri i quar ishte panevojë pasi do të ketë protestë paqësore njësoj si në Prishtinë, Tiranë, Hagë do të protestojmë në mënyrë paqësore dhe këtë do ta bëjmë edhe ne. Protesta ka gjithmonë karakter të kërkimit të drejtësisë për çlirimtarët. Fjalën në protestë do ma marrë një fëmijë dëshmori, një veteran i UCK-së dhe do të flasë edhe Ali Ahmeti”, u shpreh Gucati

Të ngjashme

Të fundit