24.8 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Gucati: Deklaratat e Kurtit shkojnë në favor të Gjykatës Speciale dhe Serbisë

- Advertisement -

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me rolin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli në politikën e Kosovës.

Në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, Gucati ka deklaruar se deklarimet e Kurtit janë “shumë të këqija” dhe të dëmshme për procesin gjyqësor në Hagë.

“Bukfalisht, në gjuhën popullore, shumë e poshtër një deklaratë, po të them me sinqeritetin më të madh. Shkon në favor të Gjykatës Speciale dhe në favor të shtetit të Serbisë”, ka thënë Gucati.

Sipas tij, deklaratat e Kurtit mund të përdoren nga Prokuroria si provë për të argumentuar se Thaçi dhe Veseli po ndërhyjnë ende në çështjet politike në Kosovë – diçka që Gucati e konsideron të pavërtetë dhe të rrezikshme për të akuzuarit.

“Deklarata e Albin Kurtit e dëshmon se tash Prokuroria ka të drejtë dhe mund të thirret gjithmonë në deklaratat e tij, gjoja se Presidenti Thaçi dhe Kadri Veseli po përzihen në jetën politike dhe në të gjitha sferat shoqërore. Kjo është një gënjeshtër dhe ndikon shumë keq në procesin gjyqësor”, ka thënë ai.

Gucati akuzoi gjithashtu Gjykatën Speciale për përqendrim të padrejtë në thashetheme dhe informacione të pabazuara. Ai shtoi se kjo gjykatë “është marrë dhe po merret me të pavërteta”, duke e lënë të kuptohet se sipas tij, drejtësia nuk po funksionon në mënyrë të drejtë e të pavarur.

“Gjykata Speciale edhe tash do të merret me këtë, dhe ne e dimë kush është prokuror atje dhe kush është gjyqtar”, është shprehur Gucati.

Ai kritikoi edhe qëndrimin e Kurtit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e akuzuar për mungesë të vullnetit për t’i mbrojtur ata në këtë proces të ndjeshëm.

“Në vend se kryeministri të dalë në mbrojtje të tyre, ai del dhe thotë të kundërtën”, ka thënë Gucati.

Të ngjashme

Të fundit