Pep Guardiola thuhet se do të largohet nga shtëpia në Barcelonë me vlerë 10 milionë euro, sipas mediave spanjolle.
Së fundmi është marrë lajmi se trajneri spanjoll i futbollit dhe bashkëshortja e tij Cristina Serra po divorcohen pas më shumë se 30 vitesh lidhje.
Trajneri i Manchester Cityt qëndronte gjithmonë në shtëpinë e familjes kur kthehej në Barcelonë. Prona luksoze në lagjen më elitare të Barcelonës dikur ishte në pronësi të Rafael Marquez dhe Guardiola e bleu për 10 milionë euro katër vjet më parë.
Vila ka katër kate, një pishinë të madhe dhe zë një truall prej më shumë se 22,000 metra katrorë. Vetë shtëpia ka 8000 metra katrorë.
Sipas mediave spanjolle, Pep duhet të largohet nga vila pas divorcit dhe do të vazhdojë të jetojë në një vendbanim luksoz në Salford të Anglisë.