Guardiola pas lëndimit të Haaland: Shpresoj që gruaja e tij të jetë e lumtur

- Advertisement -

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, shfaqi edhe një herë sensin e tij unik të humorit kur iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me gjendjen fizike të Erling Haaland.

Pasi u përhap lajmi se sulmuesi kishte pësuar një dëmtim në ijë, shtypi kërkoi të sqaronte seriozitetin e çështjes. Përgjigja e Pep ishte sa e papritur aq edhe ironike.

Menaxheri bëri shaka për natyrën e dëmtimit: “Sa i përket dëmtimit në ijë të Erlingut… Shpresoj që gruaja e tij të jetë e lumtur sonte…”, citohet të ketë thënë Guardiola nga BeanymanSports.

Vlen të përmendet se Haaland pësoi lëndim në ndeshjen e djeshme të javës së 30-të të Premier League kundër West Ham. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, duke i lënë “Citizens” nëntë pikë prapa Arsenalit në garën për titull.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mund të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Holandës pas Kupës së Botës 2026. 

Të ngjashme

Të fundit