Manchester City ka pësuar humbje në penalti nga Barcelona.
Rezultati në kohë të rregullt kishte përfunduar 2:2 në përballjen miqësore që të dyja klubet e zhvilluan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pau Victor kaloi katalunasit në epërsi në minutën e 24-të, ndërkaq Nico O’Reilly barazoi në minutën e 39-të për Qytetarët.
Pablo Torre solli sërish epërsinë e Barçës në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, por Jack Grealish barazoi shifrat në minutën e 60-të sërish për kampionët e Anglisë.
Në penalti, Barcelona i realizoi të katër goditjet teksa City dha vetëm njërën dhe humbi dy.