18.5 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Guardiola: Manchester Cityt nuk kërkon hakmarrje ndaj Real Madridit

City po kryesonte 5:3 në rezultat të përgjithshëm deri në minutën e 90-të të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të vitit të kaluar, por Madridi u kundërpërgjigj në mënyrë të jashtëzakonshme.

“Ne nuk jemi këtu për hakmarrje, ne jemi këtu për një mundësi”, tha fillimisht Guardiola.

Every word from Pep Guardiola and Raheem Sterling on Man City vs Real Madrid team news - Manchester Evening News

“Ajo që ka ndodhur, ka ndodhur në të kaluarën. Do të ishte një gabim i madh të mendosh për këtë. Mësimi që kemi nxjerrë nga viti i kaluar nuk është hakmarrja, është të mësojmë për atë që ndodhi, të marrim një rezultat të mirë, të paraqitemi mirë dhe të japim mundësinë për të lënë të hapur ndeshjen për në Manchester”.

Pas një fitoreje 4:3 në ndeshjen si vendas sezonin e kaluar, City zgjeroi epërsinë në Bernabeu kur Riyad Mahrez goditi në minutën e 73-të.

Por dy gola të vonshëm nga zëvendësuesi i Madridit, Rodrygo, dërguan në mënyrë dramatike ndeshjen në vazhdime, me Karim Benzema që kompletoi një kthesë të pabesueshme për skuadrën e Carlo Ancelottit duke shënuar një penallti në minutën e 95-të.

UEFA Champions League on Twitter: "⚽️ Rodrygo 90' ⚽️ Rodrygo 90'+1 ⚽️ Benzema 95' Madrid 1-1 Man. City (agg: 4-5) Madrid 2-1 Man. City (agg: 5-5) Madrid 3-1 Man. City (agg: 6-5) #UCL https://t.co/hYiz7xVA4I" / Twitter

“Unë nuk jam një tifoz i madh për të folur për përvojat si në mënyrë pozitive apo negative”, tha Guardiola.

“Sigurisht që kemi të njëjtët drejtues dhe 80% lojtarë të njëjtë në të dyja anët, por këto janë lojëra krejtësisht të ndryshme. Ne luajtëm një ndeshje të jashtëzakonshme në shtëpi, nuk mund të ishte më mirë. Në Madrid luajtëm – jo jashtëzakonshëm – por mirë. Ne bëmë gjithçka për të arritur në finale, por ky është futbolli.”

Të ngjashme

Të fundit