Në një paraqitje për media, ai e trajtoi këtë çështje me humor, duke u thënë gazetarëve se e di që “u është bërë bajat”, por shtoi se “një ditë do të largohem”.
“A do të jem menaxher i Cityt sezonin e ardhshëm? O ZOT! Kam kontratë, e kam thënë me mijëra e miliona herë”, u shpreh Guardiola.
“E di që u jam bërë bajat. Jam këtu prej 10 vjetësh. Një ditë do të iki, jua premtoj”, deklaroi ai.
Manchester City aktualisht renditet në vendin e dytë në tabelë, katër pikë pas Arsenalit që kryeson.






