-2.2 C
New York
Friday, January 2, 2026

Buy now

Guardiola, kur pyetet nëse do të jetë te City sezonin e ardhshëm: “O ZOT, e di që u jam bërë bajat”

- Advertisement -
Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, duket se është lodhur nga pyetja që i bëhet vazhdimisht nëse do të vazhdojë të jetë në krye të “Qytetarëve” edhe sezonin e ardhshëm.

Në një paraqitje për media, ai e trajtoi këtë çështje me humor, duke u thënë gazetarëve se e di që “u është bërë bajat”, por shtoi se “një ditë do të largohem”.

“A do të jem menaxher i Cityt sezonin e ardhshëm? O ZOT! Kam kontratë, e kam thënë me mijëra e miliona herë”, u shpreh Guardiola.

“E di që u jam bërë bajat. Jam këtu prej 10 vjetësh. Një ditë do të iki, jua premtoj”, deklaroi ai.

Manchester City aktualisht renditet në vendin e dytë në tabelë, katër pikë pas Arsenalit që kryeson.

Të ngjashme

Të fundit