Trajneri Pep Guardiola mezi pret që Erling Haaland dhe Rodri të kthehen të luajnë për Manchester Cityn shumë shpejt, pasi tashmë janë kthyer në stërvitje me ekipin.
Mbetet për t’u parë nëse ata mund të kthehen para se të përfundojë sezoni, por Guardiola ndihet optimist.
“Jemi vërtet të kënaqur që Erling është rikthyer dhe që Rodri është rikthyer në seancat stërvitore”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Në momentin që mjeku zyrtar thotë se Rodri mund të fillojë të luajë minuta, pas kësaj ai do të fillojë të luajë minuta, por mjekët duhet të më tregojnë mua”.
“Ishte një dëmtim i vështirë. Ishte një dëmtim shtatë deri në njëmbëdhjetë muajsh. Çdo ditë Rodri po bën më shumë seanca, por duhet të presim që ai të mos bëjë një hap prapa dhe të dëmtohet përsëri, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm”.
“Çdo seancë stërvitore ai ndihet më mirë dhe kur mjeku thotë se Rodri është i qëndrueshëm dhe mund të fillojë të luajë, pas kësaj ai do të kthehet”, përfundoi trajneri i Cityt.