-10.5 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Guardiola i mahnitur nga De Bruyne: Më duhet një lojtari si ai, për të fituar ndeshjet

- Advertisement -

Manchester City fitoi me shifrat 2-4 në transfertë ndaj Crystal Palace në sfidën e vlefshme për javën e 31 në Premier League, duke vijuar betejën për titullin kampion, kur kanë mbetur edhe shtatë javë. Një nga lojtarët më të spikatur për “Qytetarët” ishte Kevin De Bruyne, autor i dy golave mjaft të bukur, por edhe një asisti për Erling Haaland.

Pas ndeshjes, trajneri Pep Guardiola pati vetëm elozhe për mesfushorin belg duke theksuar se pavarësisht se sa vëmendje i kushton taktikës, sërish për të fituar ndeshjet i duhet një lojtar si “akitekti” belg i mesfushës, Kevin De Bruyne.

“De Bruyne ka 10 vite te City dhe shifrat e tij janë fantastike. Është një lojtar i shkëlqyer me shumë vazhdimësi. Goli i parë që shënoi ishte një mrekulli, i dyti po ashtu. Pastaj asisti për Haaland, gjithçka perfekt.

Problemet në skuadër? Kemi disa probleme me përqëndrimin, kjo vjen sepse po luajm shumë dhe shpenzojmë energji të jashtëzakonshme. Më shumë problem është lodhja psikologjike se sa ajo fizike. Këtë ndeshje ndaj Crystal Palace na e fitoi De Bruyne, ndoshta pa atë në fushë do të kishim një rezultat tjetër. Mund të flasim sa të doni për taktikat, por më duhet De Bruyne për të fituar ndeshjet. Ishte jashtë fushave për pesë muaj dhe kur u kthye pati disa momente jo të mira, por është normale. Ai është një talent special”,- u shpreh Guardiola.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit