Manchester City thuhet se do të luftojë me Arsenalin për nënshkrimin e mesfushorit të Aston Villa, Douglas Luiz.
Football Insider raporton se Citizens i kanë vënë sytë brazilianit. 25-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe shtatë asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thuhet se është një ‘fans i madh’ i Luizit. Strategu spanjolle mendon se braziliani ka shfaqur një përmirësim të dukshëm në Villa që nga largimi nga Etihad pesë vjet më parë.