Pep Guardiola nisi mesazhin e tij duke theksuar përvojën e madhe që ka në garën për titull dhe rëndësinë e qëndrueshmërisë në Liga Premier.
Ai u shpreh se nuk dëshiron të tingëllojë arrogant, por përvoja e ka mësuar se suksesi vjen vetëm nga stabiliteti gjatë gjithë sezonit.
Ky është një paralajmërim i qartë për liderin aktual të Ligës Premier, Arsenalin pas gabimit të bërë dhe City tani është vetëm dy pikë mbrapa.
“Nga përvoja ime, më vjen keq që nuk dua të ndihem arrogant, por kam mjaft përvojë në fitimin e Ligës Premier dhe titujve, është qëndrueshmëria”.
Më pas, ai e shpjegoi se qëndrueshmëria nuk ndërtohet nga një ndeshje e vetme apo një rezultat i izoluar, por nga mënyra se si skuadra performon çdo javë dhe rritet gradualisht gjatë vitit.
“Dhe qëndrueshmëria vjen vetëm nga një gjë: mënyra se si luan. Jo nga një rezultat një ditë, apo një fitore për të shkuar dy pikë prapa ose katër pikë përpara, qëndrueshmëria është mënyra se si performon, sa shumë rritesh gjatë vitit”, tha Guardiola.
Guardiola nënvizoi gjithashtu se për Cit-n kjo ishte një nga paraqitjet më të mira të sezonit, duke shtuar se edhe nëse Arsenali ka qenë i fortë, ai pret që ata të humbasin shumë pak pikë gjatë rrugës.
“Dhe sot ndoshta ishte një nga performancat më të mira të sezonit gjatë 94 minutave. Kam ndjesinë – edhe nëse sot humbën pikë – Arsenali do të humbasë pak, pak, pak, pak pikë”, u shpreh trajneri spanjoll.
Në fund, tekniku spanjoll përsëriti se rruga drejt titullit kërkon fitore të njëpasnjëshme dhe se këto fitore nuk varen nga fati, por nga mënyra se si luan skuadra çdo javë.
“Nëse duam të jemi atje, duhet të fitojmë ndeshje, ndeshje dhe ndeshje. Dhe ndeshjet vijnë nga mënyra se si luan, jo vetëm nga një ditë me fat apo veprim me fat”, përfundoi Pep.






