Në raundin e tretë të Kupës FA Manchester City mposhti në shtëpi Salford, skuadrën e kategorisë së katërt angleze, me rezultat 8:0.
Ishte një ndeshje që shkoi në drejtim të fitores për kampionët e Anglisë që në fillim. Autorë të golave ishin Jeremy Doku dy herë, James McAtee het-trik, Nico O’Reilly, Jack Grealish dhe debutuesi Divin Mubama.
Pas ndeshjes, trajneri Pep Guardiola ka folur për të ardhmen e kapitenit Kyle Walker. Ai zbuloi se Walker kishte kërkuar të largohej nga klubi.“Ai shkoi të fliste me klubin. Ai dëshiron të eksplorojë opsionet e tij, kështu që mund të mos ndodhë, ne nuk e dimë. Lëreni të eksplorojë situatën e tij, unë e respektoj. Unë jam më shumë se mirënjohës për atë që ai ka bërë për ne gjatë viteve. Sinqerisht nuk e di se çfarë do të ndodhë”, tha Guardiola.
Kyle Walker është larguar nga formacioni fillestar këtë sezon, gjë që është një nga arsyet pse ai dëshiron të largohet. Për Walker ka interes nga Arabia Saudite.