Cole Palmer është zhvilluar si futbollist në akademinë e klubit të Manchester Cityt , por nuk arriti të zë vend në formacionin startues të ekipit të parë të Qytetarëve.
Në vitin 2023 ai u transferua te Chelsea për 48 milionë euro në mënyrë që të merrte më shumë ndeshje.
Ky transferim e justifikoi plotësisht çmimin e tij, pasi anglezi shënoi 22 gola dhe dhuroi 11 asistime në 33 ndeshje të Ligës Premier.
Ai u ftua gjithashtu në Kombëtaren e Anglisë për të marrë pjesë në Euro 2024.
Për shkak të performancës së tij, Chelsea nënshkroi një kontratë të re me Cole Palmer deri në vitin 2033, duke ia rritur ndjeshëm pagën. Kjo është kontrata më e gjatë e një futbollist në historinë e futbollit anglez.
Pas ndeshjes së parë të Chelseat për sezonin e ri, Palmer u takua me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola.
Të dy janë filmuar teksa po bisedonin dhe po largoheshin nga fusha e futbollit.
Shumë tifozët janë të bindur se e dinë atë që Guardiola i tha Palmerit, duke nënvizuar se i ka kërkuar falje për shitjen.
Me largimet që ndodhën pastaj, Palmer do të ishte lojtar ideal për Pep Guardiolan.