Pep Guardiola do të vazhdojë të jetë trajner i Manchester Cityt të paktën edhe për tri vite të tjera.
Gazetari italian, Fabrizio Romano e ka konsideruar çështje të kryer marrëveshjen mes trajnerit spanjoll dhe klubit anglez.
Sipas tij, Guardiola dhe City kanë marrëveshje të plotë për kontratën e re të vlefshme deri në qershor të vitit 2025.
“Pep Guardiola ka marrëveshje të plotë me Manchester Cityn për kontratën e re të vlefshme deri në qershor 2025. Negociatat kanë vazhduar për muaj të tërë pasi Guardiola dëshironte të vazhdonte si trajner i Man City. Deklarata zyrtare pritet së shpejti, por është bërë”, ka shkruar Romano, përcjell Demokracia.com.
Guardiola është trajner i Manchester Cityt që nga viti 2016.