7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Grusht” i fortë ndaj Abramovich, i sekuestrohen 6.4 miliardë euro dhe një vilë në Rivierë

- Advertisement -

Roman Abramovich ka marrë një tjetër goditje të fortë për financat e tij për shkak të sanksioneve të Perëndimit të vendosura ndaj njerëzve që konsiderohen të afërt me presidentin rus Vladimir Putin, pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.

Një gjykatë në Jersey, ishull në La Mansh që ndodhet nën varësinë britanike ka vendosur ngrirjen e aseteve me blerë 6.4 miliardë që i përkisnin pikërisht oligarkut rus.

Asetet e bllokuara ndodhen në ishull ose janë në pronësi të shoqërive të regjistruar në Jersey, i cili konsiderohet një parajsë fiskale.

Gjithashtu, mësohet se edhe autoritetet franceze kanë bllokuar një vilë mahnitëse që i përket presidentit të Chelsea, e cila është e vendosur në zonën e Rivierës.

Vila e quajtur “Château de la Croë” dikur i përkiste Dukës dhe Dukëshes së Windsor dhe ndodhet në zonën më prestigjioze të Rivierës franceze.

Ajo është ndërtuar në vitin 1926 dhe pas rindërtimit të kryer nga Abramovich mendohet se arrin një vlerë prej 90 milionë eurosh.

Roman Abramovich është një nga figurat kryesore në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë, që po përpiqen të gjejnë një marrëveshje për të arritur paqen. I sanksionuar si nga Mbretëria e Bashkuar, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, për shkak të afërsisë së tij me Vladimir Putin, manjati po mundohet të luajë një rol vendimtar në procesin e bisedimeve.

Në muajin e fundit ai ka udhëtuar në Rusi, Turqi dhe Izrael, dhe, sipas informacioneve të siguruara nga “Financial Times”, biznesmeni rus është takuar dy herë në Kiev me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili javë më parë i bëri thirrje Perëndimit që të heqë sanksionet ndaj ish-pronarit të Chelsea, në mënyrë që ai të lehtësojë bisedimet e paqes me Kremlinin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit