Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE) ka shprehur mbështetjen për kandidatin për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, duke i uruar fat dhe suksese në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Partia Demokratike e Kosovës është anëtare e kësaj aleance politike që nga viti 2022.
ALDE (Alliance of Liberals and Democrats for Europe) është një aleancë evropiane e partive politike me vlera liberale dhe pro-evropiane, që bashkon parti nga vende të ndryshme të Evropës dhe është pjesë e grupit Renew Europe në Parlamentin Evropian.