14.1 C
New York
Thursday, October 16, 2025

Buy now

Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se VV-ja bllokon fondet e komunave

- Advertisement -

Grupi Ndërkombëtar i Krizave, një organizatë joqeveritare me seli në Bruksel, ka konfirmuar fjalët e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Në raportin e fundit, kjo organizatë kur flet për nivelin komunal, thekson se Vetëvendosje bllokon komunat që nuk udhëhiqen nga partitë e tjera.

Siç thoshte Rama, edhe Grupi Ndërkombëtar i Krizave përmend bllokimin e fondeve.

Ndërkohë, në nivel lokal, Vetëvendosje kontrollon vetëm gjashtë nga 38 komunat e Kosovës, përfshirë vetëm një qytet (Gjilanin). Duke mos u besuar institucioneve jashtë kontrollit të saj, partia ka mbajtur fonde nga qeveritë komunale dhe ka penguar donatorët ndërkombëtarë që kërkojnë t’i ndihmojnë ato drejtpërdrejt. Qeveria gjithashtu bllokoi rinovimin e një projekti të madh që mbështet qeverisjen komunale të financuar nga BE-ja, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia, i cili kishte qenë në veprim që nga viti 2014”, thuhet në raport.

Të ngjashme

Të fundit