Grupi i djemve koreano-jugor BTS do të kthehet në Shtetet e Bashkuara për një seri koncertesh në Las Vegas në Prill, bëri me dije agjencia e grupit muzikor.
Koncertet, pjesë e turneut të tyre “Permission to Dance on Stage” që është ndërprerë nga pandemia e koronavirusit, do të mbahen në datat 8-9 dhe 15-16 Prill, me shfaqjen e fundit të transmetuar drejtpërdrejt, tha “Bit Hit Music” në një deklaratë.
Që nga debutimi në vitin 2013, BTS ka udhëhequr një mani globale të K-pop-it me muzikë dhe kërcime tërheqëse, optimiste, si dhe tekste dhe fushata sociale që synojnë fuqizimin e të rinjve, shumë prej të cilëve kanë krijuar baza masive fansash në internet.
Grupi prej shtatë anëtarësh luajti koncertet e tij të para, personalisht që nga fillimi i pandemisë në Nëntor, në Los Anxhelos dhe javën e kaluar njoftoi se do të organizonte shfaqjet e para për fansat e tyre në shtëpi që nga fillimi i pandemisë, me tre koncerte në Seul, muajin e ardhshëm.