0.3 C
New York
Thursday, February 12, 2026

Buy now

Grupi i tifozëve “BALLISTËT TETOVË 1992’” mbështetë Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

- Advertisement -

Grupi i tifozëve “BALLISTËT TETOVË 1992’” ka shprehur mbështetje dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt, në ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

 

Përmes deklaratës së tyre zyrtare, “BALLISTËT” i janë bashkuar zërit qytetar për drejtësi.

 

“Tifogrupi BALLISTËT TETOVË 1992′ mbështet protestën mbarëkombëtare, për drejtësi ndaj Ushtrisë çlirimtare të Kosovës e cila gjykohet në Hagë. Lufta e UÇK-së është e pastër si loti, dhe nuk mund të njolloset nga gjykata të padrejta, pasi ato kanë harruar të gjykojnë fajtorët e vërtetë”, thuhet më tej në njoftimin e këtij grupi të tifozëve.

 

Platforma “Liria ka Emër” falënderon të gjithë qytetarët, organizatat, grupet shoqërore dhe komunitetet në mbarë vendin që po shprehin mbështetjen dhe gatishmërinë për t’iu bashkuar Marshit “Drejtësi, jo politikë”.

 

Link:  https://www.facebook.com/share/1LCBWK7Tfk/

 

Të ngjashme

Të fundit