Home Lajme Grupet parlamentare nisin hartimin e rezolutës që dënon sulmin terrorist në veri

Grupet parlamentare nisin hartimin e rezolutës që dënon sulmin terrorist në veri

0
Grupet parlamentare nisin hartimin e rezolutës që dënon sulmin terrorist në veri

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas fjalimit të kryeministrit Kurti, i ftoi grupet parlamentare që deri në orën 13 të ulen së bashku dhe të hartojnë rezolutën së bashku, dhe më pas të hedhet në votim.

Kuvendi i Kosovës pritet që të miratojë sot një Rezolutë me anë të së cilës dënon sulmin e së dielës në Kosovë, nga terroristët serbë, e ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Përmes kësaj Rezolute, Konjufca tha se dënojnë sulmet nga terroristët serbë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

 

Exit mobile version