12.4 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Grupet e reja që mund të krijoni në WhatsApp s’kanë emër dhe lejojnë pak anëtarë

- Advertisement -

WhatsApp  ka prezantuar një opsion të ri që lejon përdoruesit të krijojnë grupe pa qenë nevoja t’iu vendosin një emër.

Përdoruesit mund të krijojnë një grup dhe të mos vendosin një emër në rast se nuk kanë një temë të caktuar apo thjesht nxitojnë.

Megjithëse grupet e zakonshme lejojnë deri në 1024 pjesëmarrës, grupet pa emër do të lejojnë deri në 6 anëtarë. Grupet do të emërtohen automatikisht me emrat e anëtarëve që marrin pjesë në të.

Emri i grupit do të shfaqet ndryshe për secilin pjesëmarrës në varësi se si i kanë regjistruar kontaktet në celularin e tyre. Ky opsion është krijuar më së shumti për familjarët apo rrethet e ngushta.

Kompania planifikon që risia të jetë e disponueshme për të gjithë përdoruesit në mbarë botën brenda pak javësh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit