Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 29, Përparim Gruda, ka thënë se edhe Malisheva është e mobilizuar për fitoren e kësaj partie më 9 shkurt.
Ai ka thënë se zgjidhja për Kosovën është PDK-ja, ndërsa njeriu është Bedri Hamza.
“Edhe në Malishevë, sikur në secilën komunë tjetër, misioni #MaMirë ka mobilizuar qytetarët për zgjedhjet e 9 shkurtit. Zgjidhja është PDK – njeriu është Bedri Hamza. Fitore! #PDK131 #PërparimGruda29”, ka shkruar Gruda në Facebook.