Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka reaguar pas shkarkimit të Ylber Topallit nga pozita e kryeinspektorit në Ministrinë e Drejtësisë.
Gruda ka thënë se shkarkimi i Topallit është tentim i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për të ikur nga përgjegjësia në lidhje me skandalin e zhdukjes se mostrave të Astrit Deharit.
“Ylber Topalli e ka paguar lirinë e Kosovës me gjymtyrët e tij. Shkarkimi nga pozita e kryeinspektorit është një goditje e ulët që bëhet ndaj tij, dhe qartazi një tentim për të ikur nga përgjegjësia që ka Ministrja e Drejtësisë për skandalin e zhdukjes së mostrave të rastit Dehari. Albulena Haxhiu është tash e dy vjet ministre e Drejtësisë, deri tani Ylber Topalli nuk ishte problem, tani që u zhduken mostrat brenda Ministrisë së Drejtësisë, do të krijojë një fajtor, të zhvendosin fajësinë. Mjaft e përdoret Astrit Deharin për politikat partiak, mjaftë me goditje ndaj njerëzve meritor për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ajo që duhet të shkarkohet është ministrja e Drejtësisë”, ka shkruar Gruda në “Facebook”.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=6338034379562741&id=100000687241870&mibextid=Nif5oz