Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, thotë se standardi i opozitës ka ndërruar, ndryshe nga Lëvizja Vetëvendosje kur kanë qenë opozitë.
“Unë mendoj që është arrit një gjë, dhe është e rëndësishme për ardhmërinë e këtij vendi, është ndërruar standardi i të bërit opozitë, nuk përdoren gurë e gaz,” tha Gruda në “Debat Plus”.
Teksa analisti Astrit Gashi i thotë se “opozitën nuk e ka zbuluar Lëvizja Vetëvendosje.”
Gruda: Unë po flas për standardin e të bërit opozitë që o ndërtu këtu, u ndërtu standardi i dhunës, ne kemi kthy një normalitet
Gashi: Nuk mendoj që është normalitet, më shumë është pasivitet.
E ky përceptim, sipas Grudës, vjen se “VV-ja i ka mësuar njerëzit me dramaticitet e normaliteti u doket pasivitet, sepse jemi mësu me dramë.”
Teksa Gashi i thotë se opozita nuk duhet ta ndërtojë normalitetin, por opozita tenton ta thejë normalitetin e qeverisë.
“VV-ja e ka instalu në publik idenë që opozita duhet të jetë e dhunshme dramatike e të përdorë gaz, e rëndësishme është një parti opozitare të punojë me njerëz ekspertë e ide, sepse nesër ka me u bo qeveri,” iu përgjigj Gruda./Dukagjini