-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Gruda tregon se si Nagip Krasniqi dërgoi letër tek kompania greke që të përgatitet për tender

- Advertisement -

Përparim Gruda i PDK-së ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se keqpërdorimi i detyrës nga ana e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, është i dukshëm.

Ai thotë se mediat e publikuan emailin zyrtar ku shihet se si Krasniqi kontaktoi me kompani greke që të përgatitet për hapjen e një tenderi në këtë sektor. Ai bën lidhjen me amabsadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe me qeverinë.

“Lidhja është e qartë, Krasniqi dërgoi email te kompania greke që të bëhet gati për tender. Kryeministri ishte në Greqi ku u takua me rreth 40 biznese. Ai nuk zbuloi emrin e bizneseve. Tani kemi Martin Berishajn, ai është ambasador. Në anën tjetër i shet energji shtetit të tij. Si mund që një ambasador të shesë energji elektrike tek shteti i tij. Nëse ka lidhje me energjetikë, pse të mbajë postin e ambasadorit”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit