Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ai ‘’mendon’’ që në fund të javës së ardhshme do të caktohet data e zgjedhjeve.
Gruda po ashtu ka bërë të ditur se do t’i dorëzojnë edhe komentet e tyre në Gjykatë Kushtetuese, lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, vendim të cilin, deputeti e cilësoi ‘’plotësisht kushtetues’’.
‘’Na mendojmë që krejt pushtet s’duhet me u bartë krejt të një njeri, se këtu synohet që një njeri me i pas krejt pushtetet. Ju e shihni që Glauk Konjufca është xhoker universal, propozohet për kryeministër, tash për president. Dita e zgjedhjeve duhet të jetë 45 ditë nga dita e nesërme, që i bjen afër fundit të prillit. Mendoj që në fund të javës së ardhshme do të caktohen zgjedhjet. Do ta kemi edhe (qëndrimin) e Gjykatës Kushtetuese lidhur me masën, dhe ne do të bëjmë komentet tona në Kushtetuese do t’i dorëzojmë që dekrete është plotësisht kushtetues’’, ka thënë ai mes tjerash në Pressing në T7.





