-4.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Gruda: Specialët s’shkojnë të luftojnë 24 orë në veri për të marrë shtesa

- Advertisement -

Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës, ka thënë se pjesëtarët e njësisë elite të Policisë së Kosovës nuk shkojnë të qëndrojnë 24 orë në veri të vendit duke llogaritur në shtesa të pagës.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka theksuar se paga e këtyre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është 631 euro Bruto.

“Kurrkush nuk shkon të luftojë me kriminelë, të qëndrojnë 24 orë në punë, sepse nuk është pazar, nuk është treg që ti shkon dhe bën treg duke llogaritur se unë do të fitojë në fund të muajit”, ka thënë Gruda.

Sipas tij, nëse u jepet ky shpjegim pjesëtarëve të PK-së, ata në të ardhmen do të hezitojnë ta mbrojnë shtetin.

“Në qoftë se ti e sjell ditën që këtë shtesë të ia shpjegosh si tregti policit, ti nuk ke më polic që ta mbron shtetit sepse shteti nuk mbrohet sepse është paga, por mbrohet sepse njerëzit kanë një dashuri për këtë vend që duhet ta mbrojnë”, ka shtuar ai.

“Nuk shkojnë ata të qëndrojnë 24 orë sepse kanë me marrë një shtesë në fund, nëse ti ia shpjegon kështu një pjesëtari të njësisë elite të PK-së, kjo s’ka asnjë kuptim”, ka thënë ai tutje.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria Kurti po mundohet të manipulojë me deklarimet se policët në fjalë kanë marrë pagë prej 2200 eurosh.

“Kontratat e policëve janë bërë publike nëpër media, e kanë 631 euro Bruto. Kjo është fare e thjeshtë dhe këtu bëhet fjalë për një manipulim që vërtetohet lehtë”, ka potencuar Përparim Gruda.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit