11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Gruda: Raporti i DASh-it ishte konfirmim i asaj që e kemi thënë veçanërisht gjatë vitit të fundit

- Advertisement -

Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ka qenë një konfirmim i atyre gjërave që partia e tij i ka thënë përgjatë këtyre viteve.

“E kemi thënë edhe veçanërisht gjatë vitit të fundit që në këtë qeveri ka korrupsion serioz, siç thuhet në raport, ka ndërhyrje në sistem të drejtësisë, ka mohim të lirisë së shprehjes, sulme ndaj mediave, shkelje të të drejtave të njeriut. Pra, janë gjëra që i ka thënë DASh-i, por që ne i kemi përsëritur vazhdimisht”, deklaroi Gruda për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.

Ai tutje shtoi se sot në seancë plenare në Kuvend, deputetët e partisë së tij kanë dashur ta vënë në pah edhe një herë këto elemente të raportit, sepse siç tha, “janë fjali të cilat ne i themi shumë lehtë, por secila prej tyre ka një kuptim shumë themelor”.

“Nëse DASh-i thotë që në qeveri ka korrupsion serioz në njërën anë, dhe në anën tjetër thotë që ka ndërhyrje në drejtësi, kjo tregon që përveç që këta janë të korruptuar, këta po ashtu duan edhe t’i mbrojnë njerëzit e korruptuar përmes kapjes së sistemit të drejtësisë”, theksoi Gruda.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit