5.2 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Gruda: Provat për parregullësi në procesin e votimit në Mitrovicë janë të pamohueshm, është detyrë e prokurorisë ta zbardhë të vërtetën

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike, Përparim Gruda, ka reaguar pas raportimeve për parregullsi në procesin e votimit në Mitrovicë, duke kërkuar që Prokuroria të veprojë menjëherë dhe me vendosmëri për ta zbardhur rastin.

Gruda tha se provat për manipulime janë të qarta dhe nuk mund të mohohen, ndërsa theksoi se askush nuk duhet të mbetet pa u përballur me drejtësinë.

“Provat për parregullësi në procesin e votimit në Mitrovicë janë të pamohueshme. Tani është detyrë e prokurorisë ta zbardhë të vërtetën deri në fund, pa asnjë kompromis dhe pa asnjë mëshirë ndaj atyre që kanë cenuar vullnetin e qytetarëve. Askush nuk do të mund ta fshehë të vërtetën”, ka thënë Gruda.

Të ngjashme

Të fundit