4.1 C
New York
Wednesday, November 19, 2025

Buy now

Gruda “përplaset” me Haxhiun: Mos i përzieni, jam i bindur që ti nuk e dinë çka është Qeveria e dorëhequr dhe në detyrë

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda pati një polemikë me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiun e cila i kërkoi që t’i lexojë nenet.

Por këtu ai iu drejtua Haxhiut duke i thënë se nuk i njeh

“flitet për qeverinë në detyrë mos i përzijë. Jam i bindur që ti nuk e dinë çka është Qeveria e dorëhequr dhe ajo në detyrë. Mos abuzo me detyrën, je nënkryetare e Kuvendi”, tha ai.

Më tej Gruda tha se kjo seancë do të mbahet mend që është e paligjshme.

“Kjo seancë do të mbahet mend ku të gjithë ne e dimë që është e paligjshme dhe antikushtetuese. Një kuvend nuk mund të mbajë seancë pa qeveri. Nuk ka asnjë vend tjetër, në asnjë vend nuk lejohet që një kuvend të trajtojë çështje tjera. Fakti që keni thirrur këtë seancë një tregon se në orën 14 keni dështuar për Glauk Konjufcën. Ju do të hyni në histori si parti që keni dështuar dy herë me kandidatët për kryeministër. Kërkoj që të ndërpritet kjo seancë dhe të mblidhemi në seancën 14:00. Sot të gjithë e dinë që kjo seancë është jokushtetuese. Do të mbahet mend ky Kuvend për dy dështimet për kandidat për kryeministër dhe për këtë seancë antikushtetuese”, tha Gruda.

Të ngjashme

Të fundit