7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Gruda, PDK: Pushteti e shkeli përsëri Kushtetutën, PDK nuk do ta lejojë

- Advertisement -

Koordinatori për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se tendencat e këtij pushteti që përmes shkeljeve kushtetuese të vë nën kontroll institucione të ndryshme shtetërore – nuk kanë të ndalur.

Dje, shumica parlamentare ka miratuar Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.  Edhe ky ligj, sikur shumë të tjerë paraprakisht, është anti-kushtetues. Në ditët në vijim, PDK do t’i drejtohet edhe zyrtarisht Gjykatës Kushtetuse me kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji”, ka thënë Gruda.

Sipas tij, përveç se paaftësi, tashmë realizimi i qëllimeve politike të pushtetit në mënyrë anti-kushtetutese, është shndërruar edhe në normë.

“PDK nuk do ta lejojë këtë qasje dhe çdo herë, përmes mekanizmave të saj, do ta mbrojë Kushtetutën e vendit”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit