-0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Gruda: PDK nuk ia ka frikën Byrosë për konfiskimin e pasurisë (Video)

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës është për një reformë në sistemin e drejtësisë, por reformë që është konform ligjeve, dhe në koordinim me të gjitha palët e prekura.

Kështu tha në Sytë 7 në Klan Kosova Përparim Gruda, koordinator për Drejtësi në kabinetin për Qeverisje të Mirë në kuadër të PDK-së.

Gruda foli për opinionet e Komisionit të Venecias mbi procesin e Vettingut dhe për Byron e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Për Byron e konfiskimit të pasurisë tha se Partia Demokratike nuk ka asnjë lloj frike nga ky ligj.

“PDK nuk ka asnjë lloj frike nga ky ligj, kushdo që e merr ashtu. Unë e shoh që Qeveria do me marr poena politik që ta paraqes në publik, ja si do ta bëjmë konfiskimin e pasurisë, ja si këta frikësohen e kështu me radhë. Nuk ekziston asnjë lloj frike”.

Ai theksoi se partia që përfaqëson po çështjet profesionale.

“Po themi se Komisioni i Venecias ka gjetur mbi 30 raste ka gjetur probleme në ligj. Ne nuk mund të lëmë një qeveri që ka prirje populiste, të përdor një mekanizëm ligjor, për të fituar poena politik e për të mos realizuar punë. Nëse dikush mundet me më bind që një ligj në të cilin Komisioni i Venecias ka mbi 30 vërejtje, mund të bëhet drejtësi në Kosovë, mendoj që kjo lloj drejtësie në universin perëndimor nuk mund të bëhet” – theksoi ai.

Video: KËTU

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit