-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Gruda: Pa PDK-në, Thaçin dhe Veselin nuk mund të imagjinohet Kosova e pavarur

- Advertisement -

Koordinatori i PDK-së për drejtësi, Përparim Gruda, ka uruar anëtarësinë me rastin e 25-vjetorit të themelimit të kësaj partie.

Ai ka thënë se pa udhëheqësit e PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk mund të imagjinohet themelimi i shtetit të Kosovës.

“Urime 25-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës! Kjo nuk është vetëm dita e themelimit të PDK-së, por edhe dita e nisjes së një projekti të madh kombëtar politik – projektit me njerëzit e së cilës lidhen liria, pavarësia, demokracia dhe zhvillimi i Kosovës. Për 25 vjet, rrugëtimi i PDK-së ka formësuar historinë dhe të ardhmen e vendit tonë. Pa PDK-në dhe njerëzit e saj, Kosova e pavarur nuk do të mund të imagjinohej, pasi në themelet e saj qëndron mundi, gjaku dhe djersa e anëtarëve të saj. Themeluesit dhe udhëheqësit e PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, sot padrejtësisht në Hagë, kanë qenë në ballë të këtij rrugëtimi historik, duke mbajtur barrën e lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë. Çdo ditë që Kosova nuk është drejtuar nga PDK, ka qenë më e dobët, më e varfër, më e cenueshme dhe më e pashpresë, ndërsa qytetarët janë ndier të braktisur nga qeveria.Prandaj, sot, përveç urimit, kjo është edhe dita e kujtimit për punën dhe përkushtimin që na pret për të sjellë sërish fitoren e PDK-së dhe të Kosovës. Gëzuar!”, ka shkruar Gruda në “Facebook”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit