Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar ashpër insistimin e Vetëvendosjes që sërish Albulena Haxhiu të jetë kandidate për kryeparlamentare.
Ai u shpreh prerazi se PDK nuk voton nën diktat, dhe nuk fsheh votën para qytetarëve të vet që i kanë dhënë besimin, transmeton klankosova.tv.
Është absurde.
Albulena Haxhiu që mban peng institucionet e Kosovës. Nëse ajo sot zgjidhet kryetare e Kuvendit, a i ndryshon qytetarit të Kosovës sot jeta nëse ajo zgjidhet kryetare e Kuvendit.
Jemi në një situtatë ku shoqëria kosovare në një anë, dhe në anën tjetër një emër i përvetshëm që po e mban peng vendin.
Po thuhet se përgjgjësia është e përbashkët, por ky argument nuk qëndron.
Ne nuk votojmë nën diktat. Do të ishte shkelje e detyrimit që kemi marrë nga qytetarët. E po ashtu nuk votojmë në mënyrë të fshehtë. Pse duhet me fshehë votën para qytetarëve të Kosovës