Sulmuesi i talentuar i Leipzigut, Brajan Gruda, ka konfirmuar se nuk do të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë, duke zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë.
Edhe pse 21-vjeçari nuk ka debutuar ende me Kombëtaren A gjermane, vendimi i tij duket i vendosur.
Gruda ka publikuar disa fotografi nga ndeshja e fundit me U21 të Gjermanisë, ku luajti kundër Northern Ireland në kualifikueset për Kampionatin Evropian U21.
Sulmuesi ka shprehur krenarinë e tij për të përfaqësuar Gjermaninë, duke postuar në rrjetet sociale:
“Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë, një pengesë e vogël, por i kënaqur me rezultatet. Kthehem së shpejti.” – ka shkruar Gruda.
Ky vendim vjen pas një periudhe spekulimesh mbi të ardhmen e Grudës, i cili konsiderohej një nga talentet më premtuese të futbollit shqiptar.
Megjithatë, lidhja e tij me Gjermaninë dhe perspektivat në Kombëtaren gjermane duket se kanë qenë vendimtare për zgjedhjen e tij.
Me këtë vendim, Kombëtarja e Shqipërisë humbet një sulmues të ri premtues, ndërsa Gruda synon të ngrihet në rangun e lojtarëve kryesorë të skuadrës gjermane në të ardhmen e afërt.






