22.3 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Gruda: Nëse VV-ja do të kishte program për qeveri, do ta largonte propozimin për Haxhiun

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se kuvendi është i bllokuar për një emër të përveçëm, atë të Albulena Haxhiut.

Gruda akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se po e bllokon Kuvendin e Kosovës tash e pesë muaj, gjë për të cilën tha se është e turpshme.

“Mendoj që çdo kush, përfshirë edhe mua, që jemi në atë kuvend ndihemi keq, por do të ishte shumë më keq për Kosovën që ne ta pranonim diktatin e një partie të vetme”.

“Një parti që s’e ka marrë shumicën për ta zgjedhur kryetarin e kuvendit në zgjedhje, po tenton tani që përmes shkeljes së Kushtetutës ta kompensojë mungesën e votës në Kuvend të Kosovës dhe kjo është situata. Mendoj që qytetarët e shohin qartë dhe e dallojnë kush është fajtori”, tha Gruda në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, Gruda tha se kjo situatë do të ketë fund, por sipas tij, Kosova po paguan kosto të madhe dhe do të vazhdojë ta pagujë atë kosto.

“Nëse VV-ja do të kishte një program që ka aplikuar në zgjedhje dhe do ta priste momentin që të vijë ta ekzekutojë atë program, do ta largonte Albulena Haxhiun dhe do ta vendoste dikë tjetër për ta formuar qeverinë dhe për të filluar realizimin e programit”.

“Meqenëse kjo parti ka fituar pa program, s’ka ide se si do të qeverisë, nga 9 shkurti flet vetëm si ta bëjë Albulena Haxhiun kryetare të kuvendit dhe për asnjë pikë të programit se si do ta implementojë atë. Kur të vijnë zgjedhjet, qytetarët duhet të mendojnë mirë se kë e kanë votuar”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit