Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, shprehet i bindur se pas zgjedhjeve të reja, Bedri Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës.
Gruda thotë se PDK do të jetë partia që do ta formojë Qeverinë.
“Pas zgjedhjeve të reja do të krijohet një qeveri e re, të cilën do ta udhëheqë Bedri Hamza si kryeministër i ardhshëm. Unë jam i bindur për këtë që Bedri Hamza do të jetë kryeministër. E drejtë e VV-së është që ta thotë si të dëshiron”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.
Ndërkohë, Gruda thotë se Kosova nuk mund të qëndrojë nën sanksione vetëm pse i “teket Kurtit”
“Rezultate të punës kjo Qeveri nuk ka asnjë. Propaganda nuk kryen punë… Nuk mundet Kosova me vazhdu me mbet e izoluar. Nuk mundemi ne me mbet nën sanksione dhe mos me u anëtarësua në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe mos me marrë asnjë njohje veç pse Kurtit iu është tek. Sanksionet janë për fajin e Qeverisë së Kosovës”, deklaroi Gruda.