-7.3 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Gruda : Ministrja Haxhiu po dezinformon dhe manipulon publikisht me vendimin e Apelit për rastin e noterëve

Gruda ka thënë se Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dhe lënë në fuqi aktgjykimin e shkallës së parë, përkatësisht ka rikonfirmuar se procesi i dhënies se provimit të noterisë ishte i ligjshëm dhe i drejtë.

- Advertisement -

“I bëj thirrje ministres së Drejtësisë që mos të tentoj të manipuloj me vendimet e gjykatës, t’i zbatoj ato dhe të zhbllokoj procesin e emërimit të noterëve të rinj, duke respektuar në përpikëri legjislacionin në fuqi dhe vendimet gjyqësor”, ka shkuar Gruda në “Facebook”.

Postimi i plotë i Grudës:

Ministrja e Drejtësisë dezinformon dhe manipulon publikisht në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin e noterëve. Ajo në postimin e saj, vendimin e gjykatës e paraqet si fitore të saj, ndërkohë që e vërteta është krejt tjetër:

Gjykata Themelore në Prishtinë, me aktgjykimin e saj A.nr.529/2020, të datës 1 shkurt 2022, e kishte aprovuar në tërësi si të bazuar kërkesëpadinë e paditësve, duke vërtetuar se procesi i dhënies së provimit të noterisë kishte qenë i ligjshëm dhe i drejtë, dhe se vendimi i Ministres Haxhiu për anulimin e këtij procesi kishte qenë i paligjshëm.

Krejt çfarë Gjykata e Apelit ka vendosur në këtë vendim që ministrja e paraqet si fitore të saj, është refuzimi i ankesës vetëm lidhur me propozimin e disa paditësve për dhënien e aktgjykimit plotësues, përmes të cilit paditësit kanë kërkuar që të detyrohet ministrja të vazhdojë me procesin e emërimit të kandidatëve për noterë, por duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë që kishte rrezuar vendimin e ministres Haxhiu.

Pra, Gjykata e Apelit ka vërtetuar dhe ka lënë në fuqi aktgjykimin e shkallës së parë, përkatësisht ka rikonfirmuar se procesi i dhënies se provimit të noterisë ishte i ligjshëm dhe i drejtë.

I bëj thirrje ministres së Drejtësisë që mos të tentoj të manipuloj me vendimet e gjykatës, t’i zbatoj ato dhe të zhbllokoj procesin e emërimit të noterëve të rinj, duke respektuar në përpikëri legjislacionin në fuqi dhe vendimet gjyqësor.

 

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit