Përparim Gruda i PDK-së, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur në lidhje me punën e Ministres Albulena Haxhiu për katër vite mandat. Sipas Grudës, nuk u realizua reforma në drejtësi, Haxhiu dështoi ta realizoj Vettingun e reformimin e KPK-së.
Sipas tij, pushteti vetëm e sulmuan gjyqsoirn si dhe e penguan atë.
“Nuk është realizuar Vettingu, nuk është realizuar reforma në Këshillin Prokurorial dhe, mbi të gjitha, është sulmuar gjyqësori dhe nuk është parë si partner. Ne do ta respektojmë pavarësinë e gjyqësorit. Ne do të ulemi me gjyqësorin për të diskutuar cilat janë nevojat financiare. Dy vite rresht, Këshilli Gjyqësor ka kërkuar një sasi të caktuar të buxhetit, rreth 30-35 milionë euro, por Qeveria nuk ia ka miratuar. Në Qeverinë tonë, buxheti që propozon Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial do të jetë vetëm çështje formale dhe do të vendoset në buxhetin e shtetit, sepse ditën që Qeveria e përcakton buxhetin e drejtësisë, ajo është ndërhyrje. Ajo është pengesë për zhvillimin.” –ka thënë Gruda.