Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 29, Perparim Gruda, ka publikuar një fotografi nga takimi me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.
Ai ka thënë se programi i PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit është më i miri.
Në këtë kontekst, Gruda ka të thënë se më 9 shkurt, zgjidhja është e lehtë dhe e thjesht: PDK 131 dhe Bedri Hamza për kryeministër.
“Një bashkëpunim disa mujor me Bedri Hamzën, rezultoi me programin dhe ofertën ma të mirë për qytetarët. Nder i madh të punoj me të dhe të jem pjesë e një liste që udhëhiqet nga një profesionist i dëshmuar si ai. Me 9 shkurt, zgjidhja është e lehtë dhe e thjesht: PDK 131 dhe Bedri Hamza për kryeministër. #PDK131 #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #PërparimGruda29”, ka shkruar Gruda në Facebook.