Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda në ”Click” të RTV21 ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit në detyrë të Albin Kurtit, që involvoi edhe dy ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi e Kadri Veseli që po gjykohen në Hagë që 5 vjet.
”Deklaratë që mundet me thënë çdo qytetar, por një njeri që është në krye të shtetit nuk mundet me thënë, Thaçi e Veseli në burg janë tash e 5 vite për lirinë e Kosovës, nuk ish dasht me bë hajgare me këtë”, tha Gruda.